Vazhdon dezinsektimi hapësinor, Komuna e Prishtinës u bën thirrje bletarëve të kujdesen për bletët

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është duke vazhduar dezinsektimi hapësinor në kryeqytet dhe në fshatrat e komunës.

Drejtoresha për Zhvillim Rural, Donjeta Dragusha, ka njoftuar se dita e parë e dezinsektimit ishte më 29 qershor, kurse e dyta më 30 qershor.

Dezinsektimi fillon nga ora 19:30.

Për sot, zonat ku është paraparë të kryhet dezinsektimi janë: Prishtina e Re, Veternik, Qëndresa, lagjja “Nic” dhe Kodra e Trimave.

Drejtoresha u ka bërë thirrje bletarëve që në ditët e dezinsektimit të kenë kujdes dhe t’i ruajnë bletët.

Dita e katërt e dezinsektimit është nesër, më 02.07.2024 dhe lagjet ku do të kryhet dezinsektimi janë: Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit, Mat, Kalabria, Kolovicë, Kolovicë e Re.

Në ditën e pestë, më 03.07.2024: Taslixhe, Velani, Taukbashqe, Sofali, Gërmi.

Në ditën e gjashtë, më 04.07.2024: Hajvali, Bërnicë e Epërme, Bërnicë e Poshtme, Bardhosh, Teneshdoll, Vranidoll, Rimanishtë, Barilevë, Prugovc, Besi, Bardhosh.