Vazhdon dezinfektimi i rrugëve në Prishtinë

Në Prishtinë po vazhdon dezinfektimi i rrugëve të qytetit.

Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, duke postuar dy video në rrjetin social ‘Facebook’.

“Sot fillojmë edhe një larje/dezinfektim të rrugëve në betejen tonë me virusin Covid19. Po shpresojmë të ngadalësojmë edhe më shumë. Falemnderit të gjitha ekipeve”, ka shkruar Ahmeti.

Kjo është hera e dytë brenda një muaji që po dezinfektohen rrugët në Komunën e Prishtinës, një gjë e tillë është bërë edhe në muajin mars, pas konfirmimit të rasteve të para me COVID-19 në Kosovë.

 

Supermarketet nga nesër do të punojnë nga ora 8:00 deri në 20:00