Vazhdon bashkëpunimi mes Ministrisë së Kulturës dhe UNICEF-it për fuqizimin e të rinjve

Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, dhe shefi i UNICEF-it në Kosovë, Murat Shahin, kanë vazhduar bashkëpunimin për programin gjithëpërfshirës për fuqizimin ekonomik të 10 mijë të rinjve të Kosovës, thuhet në komunikatën e MKRS-së.

Sipas tyre në javët dhe muajt e ardhshëm do të punojnë që objektivat dhe informatat rreth programit “Kosovo Generation Unlimited”, t’i bëjnë të qasshme për sa më shumë të rinj nga Kosova.

Ndër të tjerash Shahin ka njoftuar për programet e tjera të  UNICEF-it për zhvillimin e hershëm të fëmijëve, fuqizimin e rinisë dhe të fëmijëve me aftësi të veçanta.

Zyra e UNICEF-it në Kosovë që nga viti 2014 me qëllim fuqizimin e të rinjve dhe ndërtimin e shkathtësive, implementon programe dhe platforma për të rinj, si UPSHIFT, PODIUM, PONDER, KoVo dhe U-Report.