
Policia e Kosovës
Ushtron dhunë ndaj motrës dhe gruas, arrestohet një person në Viti
13.11.2022 - 10:15
Një person është arrestuar në Viti, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj motrës dhe bashkëshortes së tij.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 14:30.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.