QKUK, Klinika Kirurgjike

Ulet numri i pacientëve me COVID-19 në ShSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se vetëm 19 pacientë nga Covid-19 po trajtohen në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Në klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme në trajtim mjekësor po ashtu janë edhe 16 pacientë të tjerë të negativizuar, post-Covid-19.

Me oksigjeno-terapi 21 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 4 pacientë.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.814.984 doza të vaksinës.

Deri më sot 816.909 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë kurse deri më sot janë dhënë 97.984 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.