Ukraina thotë se kanë shkatërruar 40 dronë rusë gjatë vikendit të kaluar

Pushtimi rus i Ukrainës filloi më 24 shkurt të vitit 2022. Sulmet nga forcat ruse u raportuan në qytetet kryesore anembanë Ukrainës, duke përfshirë edhe kryeqytetin Kiev.

Ukraina ka thënë se 10 njësi të pajisjeve armike u shkatërruan në sulmin e Vitit të Ri në një kompleks në qytetin Makiivka të pushtuar nga Rusia.

“Më 31 dhjetor, deri në 10 njësi të pajisjeve ushtarake të armikut të llojeve të ndryshme u shkatërruan dhe u dëmtuan” në qytetin Makiivka në rajonin lindor të Donetsk, thotë një komunikatë e shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Ukrainës.

Sulmi në Makiivka la të vrarë dhjetëra trupa të mobilizuara së fundmi të dërguara nga Moska, në atë që mund të jetë një nga incidentet më vdekjeprurëse të njohura që përfshin rekrutët rusë deri më tani. Komanda ushtarake e Ukrainës tha se deri në 400 ushtarë rusë u vranë në incidentin në rajonin lindor të Ukrainës Donetsk, por ky pretendim nuk u verifikua në mënyrë të pavarur. Ministria ruse e mbrojtjes tha se 63 ushtarë rusë vdiqën kur Ukraina goditi “një objekt të përkohshëm vendosjeje” me katër raketa ‘Himars’ të furnizuara nga SHBA.

Pamjet satelitore të marra nga kompania me seli në SHBA, Planet Labs, të cilat supozohet se i shfaqin pasojat e sulmit në Makiivka, kanë qarkulluar në internet, duke treguar ndërtesën që dyshohet se strehonte trupat ruse para dhe pas goditjes. Pamet, të datës 2 janar, e shfaqin një ndërtesë pothuajse tërësisht të rrafshuar me tokë. Pamjet e paverifikuara të postuara në internet të pasojave të shpërthimit shfaqen gjithashtu një ndërtesë të madhe të shkatërruar në rrënoja tymuese.

Disa valë të dronëve rusë synuan infrastrukturën kritike në kryeqytetin e Ukrainës Kiev dhe zonat përreth herët në mëngjes të hënën. Mbetjet nga një dron i shkatërruar goditën lagjen verilindore Desnianskiy të Kievit, duke plagosur një 19-vjeçar i cili u dërgua më vonë në spital, tha kryetari i bashkisë së qytetit, Vitali Klitschko. Objektet e infrastrukturës energjetike në qytet u dëmtuan, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë dhe ngrohjes.

Ukraina pretendon se ka shkatërruar 40 dronë rusë që ishin nisur në drejtim të Kievit të dielën mbrëma, me 15 të shkatërruar mbi rajonet fqinje, tre në rajonin e Kievit dhe 22 direkt mbi kryeqytet. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se forcat e vendit kanë rrëzuar më shumë se 80 drone që nga fillimi i vitit 2023.

Rusia po planifikon një fushatë të zgjatur sulmesh me dronë iranianë për ta “shteruar” Ukrainën, paralajmëroi presidenti Volodymyr Zelenskiy në fjalimin e tij të hënën mbrëma.

Zelenskiy tha se pret që kësti i parë i ndihmës makro-financiare të BE-së të arrijë në janar, pasi foli me kryetaren e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen të hënën. Zelenskiy falënderoi Von der Leyen për mbështetjen e saj, duke shtuar se ndihma financiare në vlerë prej 18 miliardë eurosh “është jashtëzakonisht e rëndësishme tani, kur Rusia po përpiqet të mbledhë forca të reja për agresion”.

Ukraina dhe Bashkimi Evropian do ta mbajnë një samit në Kiev më 3 shkurt për të diskutuar mbështetjen financiare dhe ushtarake, tha zyra e Zelenskiy në një deklaratë të hënën. “Palët diskutuan rezultatet e pritshme të samitit të ardhshëm Ukrainë-BE që do të mbahet më 3 shkurt në Kiev dhe ranë dakord ta intensifikojnë punën përgatitore”, thuhet në deklaratën e lartcekur./The Guardian