Uji nga liqeni i Badovcit vazhdon të mos përdoret për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se uji në liqenin e Badovcit ende nuk mund të përdoret për pije dhe përgatitje të ushqimit.

Kjo për shkak të vlerave të larta të metalit të manganit në ujë. Ndërkaq, ka pothuajse një muaj që kjo gjendje vazhdon të jetë e njëjtë.

“Ekipet e IKSHPK-së janë në terren 24/7 dhe po bëhen çdo ditë analiza fiziko-kimike të ujit të prodhuar në Fabrikën që furnizohet nga Liqeni akumulues i Badovcit dhe qytetarët do të njoftohen me kohë për normalizimin e parametrave referent të ujit të pijshëm”- thuhet në komunikatën e IKSHPK-së.

Sipas IKShPK, zonat që furnizohen me këtë ujë mund ta përdorin atë vetëm për mirëmbajtje e higjienë.

Kurse, zonat që furnizohen nga liqeni i Batllavës e Ujmanit, mund ta përdorin ujin për pije.

Më tej, IKShPK njofton që duhet të bëhet shpëlarja e rezervuarëve të ujit në shtëpi dhe ndërtesat e banimit të përbashkët me qëllim pastrimi të manganit të shtresuar.

Zonat të cilat mbesin nën përcjellje të vazhdueshme për cilësinë e ujit për pije nga Fabrika e ujit në Badovc janë të njëjtat:

Qyteza e Graçanicës, fshatrat e Graçanices qe furnizohen nga ITUP Badovc, përveç fshatrave që furnizohen nga NJOU Lipjan, Hajvalia komplet, lagjet Veterniku, Lagjet 038 dhe të gjitha të tjerat që gravitojnë në brezin Graçanicë – Prishtinë, pastaj Lagjet Qëndresa, Qëndresa Home, Sëiss Village, fsh. Preoc, Çagllavicë, Rruga Behar Begolli, Richard Holbrooke, Qendra Albi Mall, Rruga Shkupi, Holger Petersen, Malush Kosova, objektet individuale nga rruga Malush Kosova, deri te “kisha në Matiçan”, zonat në drejtim të zonës industriale drejtimi për Lipjan, Lagja Qershia, Lagja NIC, zona afër Xhamisë në Veternik, Matiçan drejtimi nga Pallati i Drejtësisë, fshati ndërkombëtar, Mati- rruga Muharrem Fejza me të gjitha rrugicat drejtimi deri te QKUK, rruga Enver Maloku, objektet në lagjen Kodrina, objektet Tregtia, Iliria Building, objektet e Standardit (Sociale) dhe objektet e kyçura direkt në linjat magjistrale Badovc Prishtinë, rruga Ferat Dragaj, Hajrullah Abdullahu, Hilmi Rakovica, Vllezërit Gërvalla, Afrim Zhitija, Armend Daci, Dervish Rozhaja, Thimi Mitko, pjesa e zonës “te Xhambazët”, rruga Sali Nivica, Norbert Jokl, Thimi Mitko, objektet banesore në Bregun e Diellit zonat Qendër dhe zonat e tjera afër Qendrës Tregtare në brezin rrugor Xheladin Rekaliu deri te kryqëzimi i rrugës te konviktet, zonat afër shkollës Ismail Qemali, rrugët Mehmet Gradica, Hyzri Talla, Qamil Bala.

Më 19 tetor, IKSHPK kishte njoftuar qytetarët për mospërdorimin e ujit në zonat e prekura nga liqeni i Badovcit.

Çfarë dëmesh shkaton mangani që është prezent në ujin e Liqenit të Badovcit?