Foto: Denis Sllovinjai/KALLXO.comdefault

Apeli për të mos pirë ujin e Liqenit të Badovcit, këto janë qytetet dhe fshatrat që furnizohen prej tij

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u ka bërë thirrje qytetarëve që furnizohen nga Fabrika e ujit në Liqenin e Badovcit të mos e përdorin ujin për pije dhe për përgatitje të ushqimit.

Kjo pasi në Liqenin e Badovcit janë gjetur vlera të rritura të manganit.

IKShPK ka publikuar lagjet dhe fshatrat të cilat furnizohen nga Liqeni i Badovcit:

“Qyteza e Graçanices, fshatrat e Graçanices që furnizohen nga ITUP Badovc, përveç fshatrave që furnizohen nga NJOU Lipjan, Ajvalia komplet, lagjet Veterniku, Lagjet 038 dhe të gjitha tjerat që gravitojnë në brezin Graçanicë – Prishtinë, pastaj Lagjet Qendresa, Qendresa Home, Sëiss Village, fsh. Preoc, Çagllavicë, Rruga Behar Begolli, Richard Holbrooke, Qendra Albi Mall, Rruga Shkupi, Holger Petersen, Malush Kosova, objektet individuale nga rruga Malush Kosova, deri te “kisha ne Matiçan” zonat në drejtim të zonës industriale drejtimi për Lipjan, Lagja Qershia, Lagja NIC, zona afër Xhamise në Veternik, Matiçan drejtimi nga Pallati i Drejtesisë, fshati ndërkombëtar, Mati rruga Muharrem Fejza me të gjitha rrugicat drejtimi deri të QKUK, rruga Enver Maloku, objektet në lagjen Kodrina, objektet Tregtia, Iliria Building, objektet e Standardit (Sociale), dhe objektet e kyçura direkt në linjat magjistrale Badovc Prishtinë, rruga Ferat Dragaj, Hajrullah Abdullahu, Hilmi Rakovica, Vëllëzerit Gervalla, Afrim Zhitija, Armend Daci, Dervish Rozhaja, Thimi Mitko, pjesa e zonës “te Xhambazt”, rruga Sali Nivica, Norbert Jokl, Thimi Mitko, objektet banesore në Bregun e Diellit zonat Qendër dhe zonat tjera afër Qendrës Tregtare në brezin rrugor Xheladin Rekaliu deri të kryqëzimi i rrugës te konviktet, zonat afër shkollës Ismail Qemali, rrugët Mehmet Gradica, Hyzri Talla, Qamil Bala “ – njofton IKShPK.