U futën ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen tre shtetas të huaj

Tre persona me shtetësi të huaj, më 13.06.2024, janë ndaluar në fshatin Izvor të Zveçanit nga Policia e Kosovës dhe janë dërguar në mbajtje.

Sipas Policisë, të ndaluarit kanë hyrë nga Serbia në Kosovë në mënyrë ilegale.

Policia ka njoftuar se gjatë patrullimeve është ndalur vetura me targa të huaja ku gjendeshin tre të dyshuarit.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”- thuhet në njoftim.