Turqi, veturat luksoze të konfiskuara shndërrohen në automjete të policisë së trafikut - VIDEO

23 makina luksoze, që u ishin konfiskuar organizatave kriminale nga policia e Stambollit, në Turqi, u shndërruan në automjete të policisë rrugore.

Automjetet iu dhanë policisë së Stambollit pas një urdhër të gjykatës.

Zëri i Amerikës ka publikuar pamje nga veturat e konfiskuara.