Trump u thotë edhe një herë aleatëve të NATO-s: Nëse nuk paguani, "unë nuk do t'ju mbroj"

Ish presidenti amerikan Donald Trump e ka ripërsëritur qëndrimin e tij se SHBA-ja nuk do ta mbrojnë asnjë aleat të NATO-s nëse nuk shpenzojnë të paktën 2 për qind të PBB-së së tyre për mbrojtje. Trump i tha këto komente në një tubim në Karolinën e Jugut, duke kritikuar mosmarrëveshjen e Biden.

Trump ka dhënë shpjegime se nuk do t’i mbronte vendet që nuk e përmbushin këtë kërkesë të shpenzimeve, pasi ai e sheh atë si mospagesë të faturave të tyre.

Megjithë reagimin e ashpër të Presidentit Biden dhe aleatëve ndërkombëtarë, shumë republikanë brenda vendit ose i kanë miratuar, i kanë ngrehur supet ose i kanë minimizuar vërejtjet e Trump.

Ndërkohë që Trump nuk e përsëriti sugjerimin e tij të mëparshëm për ta lënë Rusinë të bëjë si të dojë me vendet që nuk i paguajnë faturat e tyre të mbrojtjes, Biden i quajti komentet e tij të turpshme dhe të rrezikshme.

Ish-presidenti Obama u pajtua, duke e vënë theksin tek rëndësia e stabilitetit dhe sigurisë.

Kritikat e Trump ndaj NATO-s dhe aleatëve evropianë që nuk kanë performancë të mirë nuk janë të reja. Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s përmendi progresin në vendet anëtare që i përmbushin objektivin e shpenzimeve.

Deklaratat e Trump u bën në kohën kur Senati amerikan e miratoi një projektligj prej 95 miliardë dollarësh për ndihmë për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin.

Biden u kërkoi republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve që të veprojnë në lidhje me të menjëherë, por Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson dëshiron të hartojë projektligjin e tyre.

Trump propozoi ndihmë të huaj në formën e kredive dhe jo granteve, duke e krahasuar atë me investimin në lojtarët premtues. Senatori Lindsey Graham e mbështeti këtë ide, duke e theksuar atë si një qasje të re për ndihmën.

Këto komente nga Trump u bën gjatë një mitingu para zgjedhjeve paraprake në Karolinën e Jugut, ku ai kryeson në sondazhe kundër Nikki Haley. Janë ngritur kritika për sugjerimet e tij në lidhje me aleatët e NATO-s dhe Rusinë, me Haley që i quajti ato të pamendueshme dhe të rrezikshme./Politico.eu

Përgatiti: Nuhi Shala