COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Tri vdekje dhe 978 raste të reja me COVID-19

Tre persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24-orët e fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 2,546 mostra, janë konfirmuar 978 raste pozitive me virusin.

Në vend aktualisht janë 9,300 raste aktive me coronavirus.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar, se ka shënuar rritje numri i pacientëve të spitalizuar me COVID-19, në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Bazuar në raportimet e datës 24 korrik 2022, të spitalizuar janë 107 pacientë të cilët po trajtohen nga coronavirusi, thuhet në njoftim.