Ilustrim

Tre raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të dhunës në familje.

Në Prishtinë dy ditë më parë është arrestuar një burrë pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, .  Gruaja ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Gjakovë, policia ka arrestuar një burrë pas 9 muajsh nën dyshimin se kishte sulmuar bashkëshorten e tij. Policia nuk ka dhënë detaje më shumë në lidhje me arrestimin por ka treguar se rasti ishte iniciuar në janar të këtij viti.

Me vendim të prokurorit, burri është dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar në Gjakovë. Djali po dyshohet se rrahu nënën e tij. Policia ka treguar se i mituri është dërguar në mbajtje pas intervistimit.