FOTO NGA AKSIDENTI

Tre persona të lënduar në aksident trafiku në Pejë

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes një motoçiklete dhe një automjeti në Pejë.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 12:45, në rrugën në drejtim të fshatit Loxhë në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha për KALLXO.com se njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Tre persona janë lënduar, dy prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa motoçiklisti i cili ka pësuar lëndime më të rënda është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, tha Rugova për KALLXO.com.

Njësiti i komunikacionit në rajonin e Pejës po merren me rastin.

KALLXO.com ka siguruar edhe fotografi nga aksidenti në Pejë.