Vrimat e plumbave para banesës ku ndodhi vrasja, Foto: KALLXO.com

Tre persona në paraburgim për vrasjen në lagjen Mati 1

Gjykata  në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për tre persona të dyshuar të përfshirë në vrasjen e cila ndodhi para dy ditëve në lagjen Mati 1 në Prishtinë.

Gjykata  ka caktuar parburgim për të dyshuarit N.M, për vrasje në tentativë, dhe posedim i paautorizuar i armës, të dyshuarin N.M, për pjesmarrje në rrahje, dhe për të dyshuarin F.R, nën dyshimin se ka kryer vasje të rëndë në bashkëkryerje me viktimën M.R.

Të pandehurve N.M, M.M dhe F.R iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej njëmuaji për secilin veç e veç.

Sipas njoftimit, e gjithë ngjarja kishte filluar pas një kontesti pronësor që kishin në mes veti dy familjet.

Pasditen e 5 shtatorit,në kryqëzimin e rrugës  “Muharrem Fejza” dhe “Jakov Xoxa”  në Prishtinë,  i pandehuri F.R dhe tani i ndjeri M.R, kishin larguar kockat e betonit nga shkallët e lokalit, të cilët i kishin vendosur të pandehurit N.M. dhe tani i ndjeri B.M.

Në ato momente kishte filluar sharja dhe përleshja fizike në mes tyre dhe në përleshje e sipër, të pandehurit M.R dhe N.M, kanë nxjerrë revolet, dhe kanë shtënë disa herë me revole në drejtim të njëri tjetrit, ku si pasojë i kanë shkaktuar  plagë të rënda njëri tjetrit dhe nga të shtënat e të ndjerit B.M,  pëson lëndime të rënda trupore  tani i dëmtuari G.R. i cili në ato çaste ishte kalimtar i rastit  si dhe i pandehuri F.R.

Ndërs nga të shtënat e tani të ndjerit M.R, është palgosur në këmbën e majtë i  pandehuri N.M.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për vrasjen në lagjen Mati 1.

QKUK tregon bilancin e përleshjes me armë në Mati 1