QKUK tregon bilancin e përleshjes me armë në Mati 1

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, ka thënë se një person ka vdekur dhe tre kanë mbetur të plagosur nga përleshja e armatosur që ndodhi sot rreth orës 16:00 në rrugën Muharrem Fejza të lagjes Mati 1 në Prishtinë.

“4 persona kanë ardhur në emergjencë. Përkundër kujdesit maksimal nga stafi mjekesor, një person ka vdekur pasi nuk ka arrite me mbijetu ndërsa 3 të tjerët janë duke u ekzaminuar nga stafi mjekësor i Klinikës Emergjente”, tha zëdhënësi Fazliu.

Policia e Kosovës konfirmoi më herët se sot rreth orës 16:00, ka pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në lagjen Mati 1 në Prishtinë.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Florie Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Për çdo detaj rreth rastit do te njoftoheni me kohë”, tha ajo.