Foto: Policia e Shtetit

Tragjedia në Gramsh, nxirren nga uji katër trupat e pajetë të viktimave

Një ngjarje tragjike ndodhi në Gramsh sot, aty ku katër anëtarë të një familjeje u mbytën në liqenin e hidrocentralit të Banjës.

Policia e Shtetit njofton se pas rreth 90 minuta kërkimesh, kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë të 4 shtetasve, që u mbytën pasditen e sotme në liqen.

“Polumbarët e Reneas  pas rreth 90 minuta kërkimesh, në kushte të pafavorshme për shkak të  errësirës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë të 4 shtetasve, që u mbytën pasditen e sotme në liqenin e hidrocentralit të Banjës, (46-vjeçarit A. Z., të dy djemve të tij, R. Z., 19 vjeç dhe E. Z., 14 vjeç si dhe të 20-vjeçarit M. Z)”- thuhet në njoftim.

Sipas deklarimeve të dhëna nga ana e familjarëve ata kishin ndaluar në fshatin Drizë dhe u futën në liqen për t’u larë. Por më pas ata nuk dolën më nga uji.

Vdesin babai me dy djemtë dhe kushëriri i tyre në liqenin e Banjës në Gramsh