Tony Blair u drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës më 10 qershor

Ish- kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, do t’iu drejtohet me një fjalim deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të hënën më 10.06.2024.

Seanca solemne ku pritet të marrë pjesë ai, është caktuar në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit.

Sipas njoftimit, kjo seancë ka në rend të ditës vetëm këtë pikë.

Gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s, më 1999, Blair ka qenë kryeministër i Britanisë së Madhe.

Ai, bashkë me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, konsiderohen si mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës në atë kohë.

Në shenjë admirimi për kontributin që ka dhënë, në Kosovë u është vënë emri i tij disa fëmijëve të lindur pas luftës, e të cilët tash janë në moshën 25-vjeçare.

Tony Blair do ta vizitojë Kosovën, pritet t’u drejtohet deputetëve në seancë solemne