Foto: Ilustrim

Tiranë, plagosi me thikë kunatin, arrestohet i dyshuari

Pas një pune të mirorganizuar dhe të pandërprerë për dokumentimin e ngjarjes së datës 18 shkurt dhe kapjen e autorit, nga Komisariati i Policisë Nr.6 në Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasi P. A., 27-vjeç, banues në Tiranë.

Sipas Policisë së Shqipërisë, ky shtetas, më 18.02.2021, në Laprakë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka plagosur me thikë kunatin e tij shtetasin D. Z.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.