Një i vdekur e dy të plagosur në Gjakovë

Një person ka vdekur e dy të tjerë janë plagosur nga një therje me thikë që ka ndodhur në fshatin Bardhaniq në Komunën e Gjakovës.

Njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Drejtori i Policisë së Rajonit të Gjakovës, Lumni Graishta.

“Çka mund të ju them deri më tani është se ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit. Tre persona janë therur me thikë, një nga ta ka vdekur, dy janë të plagosur njëri nga ta është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në QKUK”, ka thënë Graishta për KALLXO.com.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bardhaniq në Gjakovë.

Drejtori Graishta tha se një person, dyshohet se ka kryer të tri therjet. Gjithashtu Graishta shtoi edhe se i dyshuari ka qenë i strehuar në familjen e viktimës.