Foto-ilustrim

Plagoset me thikë infermierja në Lushnjë, arrestohet i dyshuari

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të infermieres së qëndrës shëndetësore në fshatin Arrëz të Lushnjës.

Sipas Policisë së Shtetit, incidenti ka ndodhur sonte rreth orës 19:15 në fshatin Arrëz.

Infermierja A.T., 59 vjeçe, kishte shkuar në banesën e autorit për t’i bërë gjilpërën nënës së tij të sëmurë.

Pasi ka goditur infermieren, shtetasi A.M. është larguar nga banesa por pas reagimit të menjëhershëm të Policisë u kap dhe u arrestua në flagrancë, në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Shtetasja A. T. ndodhet në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.