Komisioni i Pavarur per Media/KPM

400 mijë euro për monitorimin e mediave për dy vitet e ardhshme

Me projektbuxhetin për vitin 2024, parashihet që për dy vitet e ardhshme 2024-2025 të bëhet monitorimi i mediave në Kosovë.

Në projeksionin buxhetor të Qeverisë për vitin që vjen, janë ndarë 400 mijë euro për përditësimin e sistemit për monitorimin e mediave. Ky projekti i ri kapital, pritet të filloj kah marsi i vitit 2024, në Komisionin e Pavarura i Mediave [KPM].

Në anën tjetër investimet e përgjithshme kapitale të KPM-së për vitin e ardhshëm, parashihet të jenë në vlerën e 858 mijë euro ku mbi 76% e tyre janë investime të reja ndërsa pjesa tjetër vazhdimësi nga viti 2023.

Buxheti i Kosovës për vitin 2024 është 3 miliardë e 314 milionë euro.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, të enjten e kaluar, Projektligji për buxhetin për vitin 2024 u miratua në lexim të parë pas më shumë së 10 orëve diskutim .

Ndërsa, tri partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës ishin larguar nga salla e Kuvendit pas mbylljes së diskutimeve për këtë projektligj, duke mos marrë pjesë në votimin në parim të këtij Projektligji.

Ndryshe, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, BIRN ka prezantuar sot Raportin e Dezinformimit, “Vorbulla e rrenave”, i cili përshkruan jo vetëm dezinformatat, por edhe narrativat e tij.

Këtu mund ta lexoni raportin e plotë, ‘“Vorbulla e rrenave”.

I financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Raporti i Dezinformimit ka ‘hartuar’ dezinformimin në Kosovë duke ofruar njohuri për dinamikën e dezinformimit dhe pasojat që ai ka tek qytetarët e Kosovës në fusha të ndryshme.

Raportin 102 faqësh para pjesëmarrësëve e prezentoi Kreshnik Gashi, kryeredaktor përgjegjës në KALLXO.com

Gashi tha se sipas raportit gjendja në Kosovë është e brishtë dhe nuk ka kapacitete të luftohen lajmet e rreme, kryesisht lajmet e rreme me influencë nga Rusia dhe Kina.

Ai theksoi se lajmet e rreme dhe influenca nga Kina dhe Rusia po e ndikojnë jetën e qytetarëve.

“Sipas këtij raporti narrativë kryesore është e ajo nga Rusia dhe Kina. Narrativat kryesore ruse janë kundër NATO-së, kundër integrimeve në BE, si dhe me kriminalizu, me e nxit një luftë brenda Kosovës. Problem tjetër prej narrativave ruse është që synojnë edhe me e prish shoqërinë multietnike në Kosovë”- tha ndër të tjera Gashi.

Këtu mund ta lexoni raportin e plotë, ‘“Vorbulla e rrenave”.

BIRN prezanton Raportin e Dezinformimit “Vorbulla e rrenave” – LIVE