Therja me thikë në Ferizaj, vdes 24 vjeçari

Një 24 vjeçar ka vdekur nga incidenti në të cilin është përdorur thika gjatë mbrëmjes së sotme në Ferizaj.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Rreth orës 21:00 kemi pranu informatën prej mjekut kujdestar se viktima nuk ka mundur me ju përballu plagëve dhe ka vdekur”, ka thënë Gashi.

Tutje është bërë e ditur se rasti është duke i hetuar si vrasje dhe në vendin e ngjarjes janë njësitet e hetuesisë rajonale, prokurori i shtetit dhe mjekësia ligjore.

Policia është në kërkim të dyshuarve dhe deri më tani nuk është identifikuar asnjë person.

Incidenti ka ndodhur në rrugën “Ueslli Klark”, në afërsi të kafeve në Ferizaj.

Theret me thikë një person në Ferizaj