Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Theret me thikë një person në Prishtinë

Një person është therur me thikë nga disa persona të panjohur në Zonën Industriale në Prishtinë. Policia ka njoftuar se viktima ka pranuar ndihmën e mjekut dhe se i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Viktima ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje, persona të panjohur e kanë therur me thikë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse policore”, ka njoftuar Policia e cila rastin po e heton si vrasje në tentativë.