Ilustrim

Theret me thikë një grua në Prishtinë

Një grua në Prishtinë është therur gjatë ditës së djeshme me thikë nga dy persona të dyshuar.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur dhe rreth orës 14:45, në rrugën “Maliq Pashë Gjinolli”.

Sipas njoftimit, për këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar pasi që njëri prej tyre ka ther me thikë viktimën e cila ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe prokurorit, dhe me vendim të tij, njëri nga të dyshuarit është liruar, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.