Thaçi vizitoi familjen Muqolli të cilës iu vranë 40 anëtarë në luftë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar sot familjen Muqolli në Poklek të Drenasit, të cilës iu vranë dhe masakruan 40 anëtarë më 17 prill 1999.

Thaçi ka thënë se gjaku i 54 martirëve të masakrës së Poklekut qëndron në themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Në familjen Muqolli në Poklek të Drenasit, së cilës iu vranë dhe masakruan 40 anëtarë më 17 prill 1999. Gjaku i 54 martirëve të masakrës së Poklekut qëndron në themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Nderim dhe respekt i përjetshëm”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Në familjen Muqolli në Poklek të Drenasit, së cilës iu vranë dhe masakruan 40 anëtarë më 17 prill 1999. Gjaku i 54…

Publiée par Hashim Thaçi sur Samedi 4 juillet 2020