Thaçi kritikon BE-në: Zero gjasa që ta bindë Serbinë për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian për qasjen në dialogun me Serbinë pasi, sipas tij, BE nuk ka pasur unitet në lobimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës madje as nuk ka bërë përpjekje t’i bindë 5 vendet mosnjohëse anëtare për ta njohur Kosovën.

“Mungesa e unitet ndër shtetet e BE u reflektua edhe në gjasat e mundësi në arritjet marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi. Më lejoni që të ilustroj vetëm një shembull BE dhe shtetet anëtare e saj ende nuk arritën ti bindin 5 shtetet e BE ta njohin pavarësinë e Kosovës, Spanjë, Greqi, Rumani, Qipro dhe Sllovaki”, tha ai.

Thaçi tha se nuk ka asnjë shpresë që BE-ja të marrë ndonjë hap për ta bindur Serbinë për njohjen e Kosovës.

“Nuk shihet as në horizont ndonjë shpresë që BE t’i bindë këto vende që ta njohin pavarësinë e Kosovës e lëre më për ta bindur Serbinë për ta njohur Kosovën, gjasat janë zero, nuk shoh as përpjekje është një rol dëshpërues nga Brukseli”, tha ai.

Sipas tij ‘kjo është gjendja, përsa i përket asaj që Bashkimi Evropian të bindë Serbinë për ta njohur Kosovën’.

Sipas Thaçit Kosova duhet të jetë unike në dialogun me Serbinë, duke shtuar që marrëveshja duhet të arrihet sa më shpejtë sepse vonesat ‘dëmtojnë’ Kosovën.

“Vonesa nuk është në interesin tonë, nuk është në interesin e investimeve të botën perëndimore kështu që duhet të tregohemi të mençur të shfrytëzojmë maksimalisht rastin e ofruar dhe të bëjmë  që ta bëjmë hapin e madh strategjik për Kosovën ashtu siç kemi vepruar unik e të bashkuar në Ramubuje, Vjenë dhe në të dy këto procese kemi dalë fitues”, theksoi ai.

Pas kthimit nga vizita në SHBA, Thaçi konfirmoj që SHBA-të janë shumë të interesuara për arritjen e marrëveshjes.

“Unik e të bashkuar do të dalim faqebardhë sepse kemi presidentin Trump që ka shtuar vëmendjen për Kosovën dhe rajonin, kemi Grenel i cili po shtynë përpara dialogun, ky është momentumi ri që duhet ta shfrytëzojmë”, theksoi ai.

Thaçi tregon për takimin me Vuçiq, thotë se takimi afron arritjen e marrëveshjes