Tetë persona kanë vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19

Tetë persona te prekur me COVID-19, kanë vdekur gjatë 24 orëve në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në raportin ditor të rasteve me COVID-19 ka bërë të ditur se 709 persona kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (74, 60 vjeç), Prishtinë 2 raste (89, 76 vjeç), Kaçanik 1 rast (76 vjeç), Podujevë 1 rast (70 vjeç), Rahovec 1 rast (62 vjeç), Skenderaj 1 rast (64 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Numri total i rasteve pozitive është 79,089 raste nga 366,574 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,731 raste të vdekjes.

Aktualisht 11,379 raste janë aktive me SARS-CoV-2 në Kosovë.