Testimi i qarkores njëkahëshe në kryeqytet vazhdon edhe sot

Edhe sot do të vazhdojë testimi i qarkores njëkahëshe për automjetet, në kryeqytet

Ky testim ka filluar të premten me 28 tetor, ndërsa pati reagime të shumta, pasi që të premten shkaktoi kaos nëpër rrugët kryesore të Prishtinës.

Testimi do të përfundojë sot me 30 tetor, kurse Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur rrugët që do të jenë në testim.

“Qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre ditëve do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve:Rruga “Agim Ramadani”që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rreth-rrotullimi prapa ndërtesës së Komunës; Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia; Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE; Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore;Rruga “Ukshin Hoti”; Rruga “Robert Dolli” – thuhet në njoftim.

Të premten, pas kaosit që u shkaktua, reagoi edhe Përparim Rama.

Rama ka thënë se kanë pranuar rekomandime e propozime për të gjetur një zgjidhje përfundimtare duke shtuar janë duke i trajtuar shqetësimet e qytetarëve.

“Gjatë gjithë ditës së sotme, ne kemi bërë identifikimin e fytave të ngushtë dhe njëkohësisht kemi pranuar mesazhe me propozime e rekomandime konkrete për të ofruar një zgjidhje përfundimtare për komunikacionin e ngarkuar të Kryeqytetit tonë. Të gjitha propozimet dhe shqetësimet jemi duke i trajtuar me kujdes të veçantë bashkë me stafin tim” – ka shkruar Rama në Facebook.

Testimi i unazës e bllokimi i rrugëve në kreyqytet, reagon Përparim Rama