Termet i fortë në Maqedoni të Veriut, dridhjet ndihen edhe në Kosovë

Dridhje të forta të tokës janë ndjerë para 15 minutash në Maqedoni të Veriut.

Sipas Qendrës për Informim rreth Tërmeteve në Evropë (CSEM) tërmeti në Maqedoni të Veriut ka qenë i fuqisë 5.8 ballë të Rihterit. Epiqendra ishte 131 km në jug të Shkupit.

Dridhjet janë ndjerë edhe në disa qytete të Kosovës, përfshirë Prishtinën.