Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Vrasje në tentativë në Ferizaj

Një vrasje në tentativë ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj. Një burrë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari e ka sulmuar fizikisht dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Sipas Policisë, i njëjti ka pësuar disa gërvishtje.

“Viktima ka pësuar disa gërvishtje, për të cilat ka pranuar tretman mjekësor”- thuhet në njoftim.

Tutje Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një fishek dhe një gëzhojë.

Rasti nën hetime, thuhet në njoftim.