Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Tentim vrasje në Rezallë të Skenderajt

Një burrë është arrestuar nën dyshimin e kryerjes se veprës penale “Tentim vrasje”, pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje, e ka sulmuar fizikisht me një mjet të fortë një burrë tjetër.

Rasti ka ndodhur në fshatin Rezallë në Skenderaj.

Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një shufër.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Policia.