Ilustrim

Të shtëna armësh në Gjilan, arrestohet një person

Një person është arrestuar pasi i njëjti po dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri dy natë më parë në Gjilan.

Sipas raportit policor të Policisë së Kosovës, dy natë më parë në rrugën “Alush Rexhepi” janë dëgjuar të shtëna armësh.

Pas marrjes së informacionit ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar edhe katër fishekë, një predhe dhe një orë dore.

Njësit e hetuesisë kanë arritur që ta identifikojnë dhe arrestojnë një të dyshuar mashkull kosovar dhe nga ai është konfiskuar një revole.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.