Të punësuarit në kabinetin e ministrit Besian Mustafa

Vetëm pak ditë pasi u votua qeveria e re, KALLXO.com u kërkoi të dhëna mbi punësimet që bëhen në zyrën e ekzekutivit kosovar por edhe nëpër 15 dikastere.

Ndër ministritë e para që ka kthyer përgjigje është edhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural që udhëhiqet nga Besian Mustafa i LDK-së.

Në këtë ministri deri më tani janë punësuar gjashtë persona nga ta, dy gra.

“Fatos Dibra, shef i kabinetit dhe këshilltar i lartë politik, Liriona Morina, asistente ekzekutive, Mustaf Shabani, shofer dhe Donat Lushaku, këshilltar politik”, thuhet në përgjigjen e zyrës për media të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Dy persona janë emëruar edhe në kabinetin e zv/ministrit, Imri Demelezi, Diellëz Arifi si asistente dhe Fitim Gashi si shofer.

Ministri i këtij dikasteri, Besian Mustafa, ka premtuar se nuk do të bëj punësime familjare.

“Theksoj se me këta të emëruar nuk kam asnjë lidhje familjare dhe gjatë mandatit tim do të zbatojë standard të tillë, duke mos emëruar persona që kanë lidhje familjare me mua”, thuhet në përgjigje.

KALLXO.com ka kërkuar të dhëna nga kryeministri, zv.kryeministrat dhe gjithë ministrat për gjithë të punësuarit  në kabinetet e tyre.

Kjo kërkesë është bërë me qëllim të verifikimit nëse premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore për luftimin e nepotizmit janë duke u implementuar nga Kryeministri, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe zëvendësministrat e Qeverisë së Kosovës me rastin e kompletimit të stafit të tyre.

KLIKO KËTU për të lexuar të plotë kërkesën e KALLXO.com drejtuar këtyre institucioneve publike në lidhje me punësimet.