Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Të mërkurën takimi Kurti - Abdixhiku

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku pritet të takohen të mërkurën në ora 11:00.

Lajmin për KALLXO.com e ka bërë të ditur zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi.

‘Takimi është të mërkurën duke filluar nga ora 11:00, ende nuk e kemi caktuar se kush përveç kryetarit të partisë do të marrë pjesë”, tha ajo.

Gjatë kësaj jave kryeministri i vendit, Albin Kurti ka ftuar liderët e partive në takime. LDK dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë (AAK) kanë konfirmuar se do të marrin pjesë.

Ndërsa PDK ka refuzuar pjesëmarrjen në këtë takim.

Hoxhaj refuzon pjesëmarrje në takimin e liderëve të ftuar nga Kurti (kallxo.com)