Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hoxhaj refuzon pjesëmarrje në takimin e liderëve të ftuar nga Kurti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka refuzuar pjesëmarrjen në takimin me liderët opozitarë të thirrura nga kryeministri Albin Kurti

Hoxhaj ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook përgjigjen që i ka kthyer Kurtit, ku ndër të tjerash shkruan se çështjet e propozuara për diskutim nga Kurti, pas vizitës në Bruksel, janë çështje që Qeveria e Kosovës duhet t’i raportojë në Kuvendin e Kosovës.

“Ndërsa, nëse përmes formulimit ‘çështje madhore’ i jeni referuar ndonjë teme tjetër të rëndësishme, atëherë unë ju ftoj që të jeni më konkret dhe më transparent, në mënyrë që edhe qytetarët e vendit të jenë të mirëinformuar. Ju duhet t’i emërtoni saktë temat me emrat e tyre. Për çfarëdo “çështje madhore”, ju konfirmojmë gatishmërinë e Partisë Demokratike të Kosovës për të diskutuar hapur dhe në interes të qytetarëve dhe të shtetit në Kuvendin e Kosovës“, ka shkruar Hoxhaj në letrën drejtuar kryeministrit Kurti, të cilën e ka publikuar edhe në Facebook.

Më poshtë po japim letrën e Hoxhajt drejtuar Kurtit: