Intelektualët gjakovarë nderojnë Shyqri Nimanin

Shoqata e intelektualëve “Jakova” nga Gjakova do të organizojë nesër një akademi mirënjohje për krijuesin Shyqri Nimani.

Shoqata ‘Jakova’ bën të ditur se akademia organizohet me rastin e shënimit të 80 vjetorit të lindjes dhe 60 vjetorit të opusit krijues të këtij artisti multidisiplinar.

Akademia mbahet nesër, më 5 nëntor 2021, duke filluar nga ora 18:00 në Shkollën e muzikës, “Prenk Jakova” në Gjakovë.

Shyqri Nimani i takon gjeneratës së artë të krijuesve pamorë të Kosovës. Nimani merret me pikturë, grafikë, dizajn dhe me disiplina të tjera të arteve figurative.

Është autori i disa monografive, ndër to edhe monografisë për artin mesjetar dhe bashkëkohor shqiptar.

Nimani është autor i kaligrafimit të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.