Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Tahiri: Do t’i ndajmë 200 mijë euro për të intervenuar në tualetet e shkollave të Podujevës

Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri në Debat Pernime tha se duhet urgjentisht në intervenohet në banjot e shkollave të kësaj komune.

Duke komentuar papastërtinë në tualete, Tahiri shtoi se propozon buxhet prej 200 mijë euro për të zgjidhur problemet.

“Në 60 institucione shkollore, prej tyre 55 fillore dhe 4 të mesme duhet me urgjencë të intervenohet në banjot e këtyre shkollave. Kam propozuar që në të gjitha shkollat me një buxhet prej për shkolla të vogla 3 mijë euro dhe për shkolla të mëdha 4-5 mijë euro të intervenohet me një buxhet prej 200 mijë euro dhe kam dhënë zotim publik që do të mbështesë këtë program në vendimin e Asamblesë Komunale”, theksoi ai.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Podujevës diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar/e të komunës së Podujevës, Besnik Tahiri nga AAK, Floretë Zejnullahu nga PDK, Gazmend Islami nga OBKD, Shpejtim Bulliqi nga LVV, Xhemajl Hasani nga Nisma. 

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Podujevës: Adelina Stublla nga LVV, Albana Talla nga AAK, Antoneta Ejupi nga PDK, Arjeta Fetahu nga OBKD, Flakë Ajeti nga PDK, Lirika Maliqi nga LVV, Lirika Humolli nga AAK. 

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.