Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Sveçla: Raportet e AKI-së që më janë dorëzuar ishin sipërfaqësore

Xhelal Sveçla ka dhënë një premtim publik rreth emërimit të shefit të Inteligjencës.

Ai ka thënë se në krye të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë nuk do të ketë një person partiak, nga partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje.

Ai po ashtu ka thënë se raportet e këtij institucioni janë sipërfaqësore në përmbajtje.

“Në qoftë se numërojmë skandale të njëpasnjëshme në institucionet kryesore të sigurisë atëherë edhe nuk mund të jemi të kënaqur me to. Po, i kam pa raportet e AKI-së, më janë dorëzuar, ndoshta dikujt i duken profesionale e dikujt tjetër i janë dorëzuar më të thukta. Për mendimin tim, raportet që kanë ardhë te unë kanë qenë sipërfaqësore”, deklaroi ai në “Kallxo Pernime”.

“Se sa shpesh ndërrohen bartësit e institucioneve të sigurisë varet edhe nga ajo se si ata janë rekrutuar. Caktimi do të duhej të bazohej në disa kritere që t’i plotësojë kërkesat e pozitës. Drejtori i AKI-së nuk guxon të jetë partiak, nuk do të ketë njeri të LVV që të bëhet drejtor i AKI-së”, tha ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë Kurti.

 

.