Sveçla: Nga zhvillimet e djeshme në veri janë lënduar 11 qytetarë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë mbajtur një konferencë për media.

Sveçla ka njoftuar se nga zhvillime e djeshme janë lënduar 11 qytetarë dhe janë dëmtuar disa vetura të qytetarëve e po ashtu edhe të Policisë së Kosovës.

Sipas Ministrit, Policia ka filluar hetimet për këto raste.

“Nga zhvillimet e djeshme kemi 11 qytetarët qe janë të lënduar që kanë marrë trajtimet të nevojshme dhe janë dëmtuar disa vetura të qytetarëve dhe Policisë nga struktura kriminale të armatosura dhe për këtë Policia ka fillu hetimin”, tha ai.

Tutje Sveçla njoftoi se sipas informatave të tijat të fundit disa barrikda janë larguar dhe një pjesë e barrikadave po fillojnë të largohen.

“Së bashkë me organet e rendit po punojnmë në mbarvajtjen e këtij procesi. I sugrojmë qytëratë se i gjithë ky proces po vijonë mes njësitëve policore që janë të vendosura në pika dhe stacione me qëllim të përfundimit të sukseshëm”, është shprehu i pari i MPB-së.

Në anën tjetër, Kurti ka thënë para mediave se strukturat ilegal të Serbisë janë bërë banda kriminale agresive si rrallë herë më parë.

Ai ka thënë se në veri të Ibrit janë 9 barrikada të cilat Kurti ka thënë se pritet të hiqen sot.

Kurti ka thënë se deri sa të mos largohen barrikadat, nuk do të shtyhen as vendimet e marra më 29 qershor nga Qeveria e Kosovës.

“Qeveria e përsëritë zotimin që në momentin kur hiqen barrikadat dhe lirohen rrugën shtyhen edhe vendimet. Janë gjithsej 9 barrikada në veri të Ibrit dhe presim që gjatë ditës së sotme të hiqen”, ka thënë ai.

Tutje, shefi i ekzekutivit është shprehur se nuk është e lehtë për shtetin e Kosovës që të përballet me, sipas tij, bandat kriminale të strukturave ilegale të Serbisë pasi ato janë të mbështetura nga aparati i shtetit fqinj, pra Serbisë.

“Janë me dhjetra shkelje të rënda e të qarta të ligjit të bëra dje e me të cilat po merren policia dhe prokuroria”, tha ai duke shtuar se ka një lujte për qytetarët që të ndjekin vetëm informacione zyrtare.

“Fatmirësisht nuk ka të plagosur me armë zjarri sic është lajmërua rrejshëm nga ndonjë portal. Ju lutemi të gjithë qytetarëve që të ndjekin me vëmendje informacionet nga qeveria, nga ministria dhe nga policia”, ka thënë ai.

Madje, Kurti pati një kërkesë edhe për punojësit e mediave.

“Ju lutemi të gjithë punojsëve të mediave që njoftimet që vinë nga mediat nga Beogradi dhe Moska të mos i përhapin si lajme dhe fakte në mënyrë jo kritike pasi bëhet fjale për shtet autoritare pa liri të medias atje”, tha ndër të tjera ai.

I pari i Qeverisë falenderoi edhe Policinë e Kosovës, e një falënderim e pati posaqërisht policët që janë në veri të Ibrit.

“Angazhimi i tyre është siguria jonë”, u shpreh Kurti.

Ai shtoi po ashtu përpos në Jarinje dhe në Bernjak që janë të mbyllura për qarkullim si shkak i barrikadave, në pikat tjera kufitare është duke u lëshuar dokumenti i hyrje-daljes për qytetarët që vinë nga Serbia.

“Deri në ora 12:00, 1501 qytatarë janë pajisur me këtë dokument duke pritur mesatarisht 20 sekonda për këtë gjë:, tha Kurti.

Tutje kryeministri shtoi se “Asnjë masë e ndërmarr nuk bazohet në identitetin etnik. Dhuna nuk do të tolerohet dhe dhunuesit do të denohen”.

Kurti po ashtu falënderoi bashkëpuntorët evropian dhe amerikan për mbështetjen e tyre.

Gjatë ditës së djeshme, një ditë para se të hynte në fuqi vendimi për për pajisje me dokumentin për hyrje-dalje të qytetarëve serb për në Kosovë, grupe të organizuara bllokuan rrugën në pjesën veriore të Kosovës, në Jarinje dhe Bërnjak.

Kryeministri Albin Kurti përmes një deklarate mbrëmë, tha se përgjegjësit kryesorë për tensionet në veri janë Aleksandar Vuçiq dhe Petar Petkovic.

Ndërsa Qeveria e Kosovës pas takimit me ambasadorin amerikan ka deklaruar se jep zotimin që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve të reciprocitetit deri me datën 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës.

Një nga barrikadat që ishin të vendosura në fshatin Rudar të Leposaviqit është larguar sot gjatë ditës.