Suspendohen katër policë kufitar

Katër zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare “Veriu” janë suspenduar pasi kanë keqpërdorur pozitën zyrtare.

Rekomandimin e ka dhënë Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së.

Ndaj zyrtarëve policorë është duke u zhvilluar procedurë hetimore paraprake me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale  “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në komunikatën e IPK-së.