Sulmuan dy zyrtarë policorë gjatë kontrollit të lokalit, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të një lokali me muzikë në Fushë Kosovë, dy zyrtarë policorë janë penguar dhe sulmuar fizkisht nga tre persona të dyshuar.

Sipas Policisë, tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:35 në Fushë Kosovë.