Ilustrim

Sulmon zyrtarin policor, arrestohet një person në Lipjan

Një person në Lipjan është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.

Të dielën, i dyshuari duke i kanosur verbalisht zyrtarët policorë, ka sulmuar fizikisht  njërin prej tyre, pasi që ata i kanë kërkuar dokumentet personale dhe të automjetit për shkaktim të kundërvajtjes në trafik, njofton Policia në raportin 24 orësh.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.