Ilustrim

Sulmoi vëllanë e tij, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një person në fshatin Dubovik të Deçanit nën dyshimin se ka kryer veprën penale dhunë në familje.

Sipas njoftimit të Policisë, i arrestuari dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij.

Nga PK është thënë se nuk është raportuar për të lënduar dhe se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.