Ilustrim - Foto: KALLXO.com
Sulmoi babain, policia arreston një person në Klinë
19.1.2025 - 09:33
Një rast i dhunës në familje është regjistruar në Klinë më 18.01.2025 ndërsa një person është arrestuar.
Policia njoftoi se një djalë u arrestua nën dyshimin se rrahu babain e tij.
Viktima kishte pranuar edhe tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar.
I dyshuari pas intervistimit nga ana e hetuesit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.