
Foto: Policia e Kosovës
Mitrovicë e Veriut, shoqërohet në Polici 68-vjeçari, policët i gjetën armë në kotecin e pulave
68-vjeçari me iniciale Z.T. është shoqëruar në Polici pasi në kotecin e pulave i janë gjetur armë e municione.
Rasti ka ndodhur në një lagje afër lumit Ibër, përkatësisht te Shkëmbi i Dudës, në Mitrovicë të Veriut.
I dyshuari është intervistuar për armëmbajtje pa leje.
“Një armë te gjatë – AK-47, dy karikator të së njëjtës armë me nga (tridhjetë) 30 fishekë, katërqind e shtatëdhjetë e tre fishekë të pistoletës, dyzet fishekë të armës së gjuetisë, njëqind e njëzet e dy fishekë të kalibrave të ndryshëm të armës së gjatë, një thikë taktike, një komplet i pajisjeve për pastrimin e armës dhe një çantë e zezë”- janë ato që janë gjetur nga Policia tek i dyshuari.
Organet e rendit theksojnë se i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.
“Duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin, Policia vazhdon të mbetet e përkushtuar për luftim të dukurive negative dhe ofrim të sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim”- përfundojnë Policia e Kosovës.