
Ilustrim
Përfshihet nga zjarri një depo në Gjilan
04.2.2025 - 11:33
Një depo e një biznesi afarist në Gjilan është përfshirë nga zjarri. Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit.
Ai ka treguar po ashtu se zjarri është lokalizuar dhe se në vendin e ngjarjes kanë dalë forenzika e Stacionit, zjarrfikësit dhe Njësia e KEDS-it.
“Më 04.02.2025, rreth orës 08:29, nga një qytetar është marrë një informatë për një zjarr në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’ këtu në Gjilan te një depo e një biznesi afarist. Në vendin e ngjarjes kanë dalur Njësitet patrulluese, Njësiti i Hetimeve dhe forenzika e Stacionit. Zjarrfikësit dhe Njësia e KEDS-it.” – tha Hashani, më 04.02.2025.
Hashani tha se nuk është raportuar për persona të lënduar.