Të akuzuarit për sulm ndaj gazetarit Valon Syla, seanca fillestare- 21.08.2023 -FOTO: KALLXO
Dy të akuzuarit për rrahjen e Valon Sylës refuzojnë të ngritën në këmbë – E njohim ligjin e Allahut
Dy nga tre të akuzuarit për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla kanë refuzuar të ngritën në këmbë në gjykimin ndaj tyre.
Kenan Hasani dhe Okan Hasani, refuzimin e ngritjes në këmbë e kanë arsyetuar me faktin se ata nuk e pranojnë këtë gjykim dhe këto ligje, por vetëm ligjet, sic kanë thënë ata të Allahut.
Lum Dervishi, Kenan Hasani dhe Okan Hasani kanë dalë para Gjykatës në Prishtinë për sulmin që prokuroria speicale i akuzon të pandehurit që i kishin bërë gazetarit Valon Syla.
Drejtori i Gazeta Metro dhe gazetari, Valon Syla ishte sulmuar me 11 prill 20223 nga tre presona në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro. Sipas Gazetës Metro, gazetari Valon Syla është sulmuar pas përfundimit të emisioni “Pressing” në Televizionin 7 ku ai kishte qenë i ftuar.
Në seancën fillestare sot pritej që të akuzuarit të deklaroheshin lidhur me veprën penale për të cilën akuzohen.
Me të filluar seanca të njëjtit nuk përfillën Gjykatën në momentin kur u ftuan nga gjyqtarja për tu ngritur në këmbë.
Lum Dervish i akuzuar për sulm, kur u ftua nga Gjykata që të ngritët në këmbë, i njëjti u deklarua se nuk e pranon që të Gjykohet me ligje të tjera përpos me ligje të Allahut.
“Se pranoj, se nuk du me cek që nuk dua me u Gjyku me këto ligje domethënë. Nuk pranoj gjykim tjetër përpos ligjeve të Allahut. Sa i përket sulmit, e kam pranu prej fillimit, prej stacionit policor, e kam pranu në Prokurori edhe e pranoj edhe tash, që e kam kry sulmin” – tha Dervshi.
Kurse kur erdhi radha te i akuzuari tjetër Okan Hyseni, nuk u ngrit në këmbë kur i’u përmend emri duke paraqitur si arsye bindjet e tij personale.
“Për shkak të bindjeve të mia”- u përgjigj Okan në kërkesën e Gjyqtares së vetme Gjykuese, Violeta Namani.
Njëjtë veproi edhe Kenana Hasani i cili iu deklarua Gjyqtares se nuk ngritët në këmbë vetëm çka e ngushton me një kërkesë të tille, arsyeja del të jetë parimi fetar.
“Veç me ngushton, nuk mundesh me m’ngrit, është parim fetar, veprimin edhe unë e pranoj, edhe në polici veprimin çka ka ndodhe, gjykimin nuk e pranoj”- tha Kenan Hasani
Që të tre u deklaruan se nuk e mohojnë që kanë kryer veprën për të cilën akuzohen.
Prezent në sallë të gjykimit ishte edhe i dëmtuari, gazetari Valon Syla.
Mbrojtësit e të akuzuarve kërkuan që ndaj tyre të zëvendësohet masa e arrestit shtëpiak në masën e ndalimit për të ju afruar personit të caktuar apo masën e paraqitjes në stacion policor.
Një kërkesë të tillë për zëvendësimin e masës e ka kundërshtuar prokurorja e prokurorisë Speciale, Fikrije Fejzullahu, duke ja bashkangjitur si arsyetim edhe veprimet që të akuzuarit i ndërmorën në seancë duke mos e respektuar gjykatën për tu ngritur në këmbë.
“Mos përfillja e Gjykatës janë rrethana të qarta se të njëjtit veç janë të prirur që po të gjenden në liri.., ekziston një rrezik që veprat e tilla të përsëriten” – tha Prokurorja Fejzullahu
E Gjyqtarja e rastit Violeta Namani tha se për këto kërkesa do vendoset jashtë seancës.
Mbrojtësi i të akuzuarit Kenan Hasani, Ridvan Ajvazi para gjykatës ngriti si çështje, kompetencën për ta gjykuar këtë lëndë departamenti Speciale i kësaj Gjykatë, duke marrë për bazë që të njëjtit akuzohen për lëndim të lehtë trupor.
I njëjti deklaroi se nuk është në kompetencë të departamentit special gjykimi i këtij rasti.
Sipas aktakuzës së siguruar nga KALLXO.com të akuzuarit me datën e lartë cekur në orët e vona të mbrëmjes, për motive ideologjike, ekstreme radikale Islamike, kanë lënduar lehtë të dëmtuarin Valon Syla.
Pas një publikimi që ky i fundit kishte bërë në rrjetin e tij social në Facebook, e që kishte të bënte me profetin Muhamet.
Të njëjtit e kishin përcjellë të dëmtuarin nga televizioni T7, deri në restorantin në breg të diellit “ Imagine”, ku kanë filluar ta sulmojnë të dëmtuarin me grushte në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.
Kështu i njëjti ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Kështu të njëjtit sipas prokurorisë Speciale kanë kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor në bashkëkryerje.