Ilustrim

Sulmohet fizikisht një grua në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një burrë në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se për shkak të sulmit, viktima ka pranuar tretman mjekësorë, e po ashtu është arrestuar edhe personi i dyshuar.

Ngjarja është thënë se ka ndodhur para dy ditëve, më 17 dhjetor 2023, rreth orës 23:50.

I dyshuari është intervistuar e më pas me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.