Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Sulmohet fizikisht një burrë në Leposaviq, të dyshuarit në kërkim policor

Një person është sulmuar fizikisht nga dy të tjerë rë dyshuar gjatë ditës së djeshme në Leposaviq.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:50.

“Viktima mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor pasi që i njëjti është sulmuar fizikisht nga dy meshkuj kosovarë” – ka thënë Policia.

Policia ka treguar se dy të dyshuarit janë në kërkim policor.

Tutje është thënë se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe se rasti është në procedurë hetimore.